7 detyra që duhet të bëni që kompjuteri juaj.
- Admin
- Jan 5, 2018
- 2 min read
Kompjuterët janë shndërruar vitet e fundit në miqtë tanë më të mirë, si gjatë kohës që jemi në punë ashtu edhe jashtë saj.
Megjithatë, ata janë ende larg perfeksionit. Çfarë duam të themi me këtë? Fatkeqësisht, ata kërkojnë konfigurime dhe mirëmbajtje të herëpashershme për të funksionuar me gjithë kapacitetin e tyre.
Gjërat janë më të thjeshta nga sa duken. Mjaftojnë vetëm disa minuta për të kryer disa detyra të lehta që ndikojnë ndjeshëm pozitivisht në pajisjet tona elektronike. Për më tepër, disa prej këtyre detyrave mjafton t’i bëni vetëm njëherë.
1. Pastroni kapakun, tastet dhe ekranin. Një kompjuter i pastër ka jetëgjatësi më të madhe, duke qenë se pluhuri hyn nëpër hapësirat e tij dhe i bllokon ato (rasti i ventilatorëve: kompjuteri nxehet). Për më tepër, në një kompjuter të pastër punojmë me kënaqësi.
2. Bëni backup të dhënat tuaja. Nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë me kompjuterin në të ardhmen. Në këtë rast keni shumë mundësi, si Carbonite dhe Mozy, apo CrashPlan për raste të veçanta. Në to mund të zgjidhni edhe realizimin e backup-it në mënyrë automatike.
3. Ruajuni nga viruset. Shikoni me kujdes se ku klikoni dhe mos harroni asnjëherë përditësimet e antivirusit apo skanimin e kompjuterit.
4. Përditësoni softuerët për të marrë të dhënat e fundit si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në rregullimin e problemeve që ato mund të kenë. Secunia Personal Software Inspector skanon sistemin tuaj dhe gjen se cilët softuerë kanë nevojë për përditësim.
5. Organizoni skedarët tuaj. DropIt është një program që shpërndan skedarët tuaj nëpër foldera, sipas rregullave që i përcaktoni ju vetë. Për shembull, të gjithë skedarët që janë të formatit .jpg shkojnë në “My Pictures”.
6. Pastroni kompjuterin nga skedarët e panevojshëm. Gjatë kohës që jeni duke organizuar kompjuterin, ndoshta mund të vëreni shumë skedarë që nuk duhen më. “SpaceSniffer” është një aplikacion pa pagesë që skanon kompjuterin tuaj dhe ju tregon se cilat programe zënë më shumë vend. Më pas keni mundësinë për t’i çinstaluar ato. PC Decrapifier ju lejon të bëni disa çinstalime në të njëjtën kohë. Së fundmi, Ccleaner fshin të gjitha pjesët e mbetura të programeve pas çinstalimit të tyre.
7. Enkriptoni të dhënat personale. TrueCrypt është një program open-source pa pagesë që është mjaft i thjeshtë për t’u përdorur dhe ofron enkriptim të nivelit të lartë (krahasuar me ato që përdoren nga qeveritë për mbrojtjen e të dhënave).
Comentários