top of page

Mbetjet e baterive dhe rifitimi i tyre.

Cilat janë dëmet që i shkaktojnë mjedisit mbetjet e pilave, baterive dhe akumulatorëve, si duhet ti grumbullojmë dhe rifitojmë ato?

Bateritë dhe pilat, të cilat na e bëjnë më të lehtë jetën, kur kthehen në mbetje ato bëhen të dëmshme për mjedisin. Përzierja me mjedisin e baterive të skaduara ose që kanë dalë jashtë përdorimit për arsye të dëmeve të ndryshme që kanë pësuar, shkaktojnë ndotjen e mjedisit në masë serioze. Për shembull për të ndotur 600 mijë litra ujë mjafton një pilë me kadmium. Kjo sasi uji përballon nevojën njëvjeçare që kanë rreth 11 persona për ujë.

Pilat e transportueshme dhe bateri e akumulatorë të llojeve të ndryshme përmbajnë në raporte të larta elementë të tokës. Disa nga këta janë elementë të rrallë. Veçanërisht nga rifitimi i pilave të rikarikueshme sigurohet elementi i kobaltit, rezervat e të cilit në botë janë reduktuar mjaftë.

Kur i mendojmë të gjitha këto është e domosdoshme që riciklimi i mbetjeve të pilave dhe asgjësimi i pjesëve të parifitueshme të bëhet në mënyrë të shëndetshme.

Konsumatori është pika më e rëndësishme në grumbullimin e mbetjeve të pilave, të cilat duhet të grumbullohen nga konsumatori në enë të ndara dhe të lihen në pikat e mbledhjes së baterive që janë vendosur në hapësira publike.

Mbetjet e pilave në pikat e grumbullimit seleksionohen sipas llojit të tyre nga personat e autorizuar dhe pastaj u nënshtrohen veprimeve fizike dhe kimike. Kështu merren prej tyre lëndët me vlerë që kanë brenda dhe pjesët e mbetura eliminohen në formë të sigurt. Është e pamundur që mbetjet e pilave dhe baterive të asgjësohen duke i djegur ato. Gazi që del nga pilat e djegura helmon ajrin dhe kërcënon shëndetin e njeriut.

Për të parandaluar hedhjen e mbetjeve të pilave, baterive dhe akumulatorëve në kazanët e plehrave sipër tyre vendoset simboli i koshit/bidonit të plehrave me shenjën e shumëzimit. Për shëndetin e mjedisit edhe bateritë, ashtu si çdo lloj produkti tjetër që e bart këtë shenjë, duhet të grumbullohen veçmas dhe duhet të përcillen në destinacionet e nevojshme.

Në Turqi Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit për të mbledhur veçmas që në burim mbetjet e pilave dhe baterive ka autorizuar “Shoqatën e Prodhuesve dhe Importuesve të Baterive të Transportueshme”.


Comments


bottom of page